Një pasagjer i frikësuar për vdekje para rrezimit te aeroplanit indonezian dërgoi një selfie për gruan e tij pak para ngritjes.
Daily Mail shkruan se, Deryl Fida Febrianto dërgoi fotografinë në 6.01 te mengjesit pak para fluturimit te avionit JT-610, me 189 njerëz, qe u nis nga Xhakarta dhe u zhyt në detin Java në Indonezi.
22-vjeçari shihet i veshur me një maskë të gjelbër duke parë kamerën përpara fluturimit drejt Pangkal Pinang, një ishull në veri të kryeqytetit.
Febrianto dhe gruaja Lutfinani Eka Putri, 23 vjeç, ishin martuar vetëm dy javë më parë