Një vajzë dhe e dashura e saj kanë folur pas një sulmi brutal që u është bërë nga një grup gangsterësh, gjatë kohës që po udhëtonin me autobus. 28-vjeçarja Melania Geymonat ishte në një takim me të dashurën e saj Chris, dhe po ktheheshin në shtëpinë e kësaj të fundit, kur janë sulmuar. Ngjarja ka ndodhur rreth 1 javë më parë, por vetëm tani është bërë publike. Pasi kuptuan që ato ishin lezbike, një grup djemsh i urdhëruan që ato të putheshin për t’i argëtuar. Kur vajzat refuzuan, ata ushtruan dhunë fizike, duke i “mbuluar” në gjak.