Pas 4 muajsh mungesë, ish kryeministri Sali Berisha ka shkuar sot në Kuvend. Në fakt, Berisha kishte planifikuar të shkonte javën e parë, por vizita e Erdogan dhe përshëndetja e tij nga salla e Kuvendit, e detyroi të mos shkonte.
Me përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD-së, ka ndryshuar edhe pozicioni i tij në sallën e Kuvendit.
Berisha sot është ulur në karriget e fundit të sallës, ndërsa u prit nga deputetja Albana Vokshi, gjithashtu e përjashtuar.