Aktualitet

FOTO/Pas sherrit me turistët, shteti shemb restorantin e Kokëdhimës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:30 - 21/08/19 |
ro ot

IKMT dhe Policia e Shtetit kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm në restorantin e Mihal Kokëdhimës ‘Panorma’ duke e shembur atë.






Aksioni vjen pasi pronari, Kokëdhima u konfrontua me turistët spanjollë. Ai sot ndodhet në masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa sipas Inspektoriatit për Mbrojtjen e Territorit, restoranti i njohur në Porto Palermo, ishte ndërtim pa leje. Pak ditë më parë, familjarë të Kokëdhimës thanë se objekti ishte në proces legalizimi, por duket se pas sherrit asgjë s’do jetë më si përpara për këtë familje që kishte ngritur prej vitesh biznesin në një nga zonat e lakmuara të Himarës.


“Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vendosur të prishë bar-restorantin “Panorma” në Porto-Palermo, i ekspozuar publikisht pas një skandali të pronarit me disa turistë spanjollë dhe dy shoqëruesit e tyre shqiptarë. Objekti rreth 2 mijë metër katror, i ndërtuar në një nga zonat më të bukura bregdetare të Shqipërisë, rezulton pa leje, ndërkohë që shfrytëzonte kundrejt pagesës edhe pjesën e plazhit”.Në këtë operacion, IKMT nuk ka hasur në kundërshtime. Çdo veprim i saj ka qenë i koordinuar ngushtësisht me policinë e shtetit. Menjëherë pas përfundimit të këtij operacioni, IKMT do të vijojë punën në gjithë vijën bregdetare te vendit“, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:

VIDEO tronditëse, si u dhunuan turistët spanjollë në Porto Palermo
Si nisi konflikti i Mihal Kokëdhimës, Goro: Shkak, porosia për peshk
“Pronar kriminel”, dhjetëra turistë kanë denoncuar Mihal Kokëdhimën
Dhuna ndaj turistëve, Kokëdhima në gjykatë: Kryeministrin e kam mik
Ja kush është spanjolli i sulmuar në jug











1


Etiketa: , , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas