fbpx

Aktualitet

FOTO/ Përfundon darka e Ramës me ministrat dhe deputetët





               Publikuar në : 22:44 - 28/05/19 |
mapo.al

Përfundon pas rreth tre orësh darka e Edi Ramës me ministrat dhe deputetët e PS. Takimi u zhvillua në ambientet e vilës nr.31 në zonën e bllokut me fokus organizimin e PS për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.


MAPO sjell foto nga momenti kur Edi Rama, Gramoz Ruçi dhe Taulant Balla dalin nga vila.



Mësohet nga burimet se në këtë takim informal, kryeministri Rama ka kërkuar takime sa më të shumta me zgjedhësit si dhe fushata të vijojë me ritme të larta.


Gjithashtu u diskutua lidhur me përmbajtjen e fushatës dhe spoteve publicitare.

Pas çeljes së fushatës të shtunën në orën 17:00 te Parku Olimpik i Tiranës, kryeministri Rama do të udhëtojë të dielën në Lezhë, ku do të prezantojë kandidatin e socialistëve për kryetar bashkie, Pjerin Ndreu.

 

<
>
DF12E267-AE6D-4335-9517-BF9C54F0F4CA 3EA07951-3EA4-4584-A97D-2D772E9D7FE6 94329573-EBD1-47D4-89D6-4D43CD6563B5 945C873A-B750-4502-8C14-C14D04F36835 906c76b1-be1f-4bb2-a5c5-d52cfb2c16ca bbf299ac-0ebc-486d-9886-fe92b05eb19e

 

 


Etiketa: , , , , ,

Pas