Shkencëtari Brazilian, Cralos Schaefer i tha agjensisë së lajmeve AFP, se nuk kishte hasur kurrë më parë temperaturë kaq të larta në Antarktik.
Ato shënuan me 9 shkurt, 20 gradë celcius, në një ishull pranë kontinentit.
Edhe pse alarmuese, shkencëtari Schaefer thotë se nuk mund të merret si trend, pasi vëzhgimi nuk ishte pjesë e një studimi të gjërë.
Ndaj tha ai, ne nuk mund ta përdorim këtë të dhënë, për të bërë parashikime në të ardhmen se cdo të ndodhë me klimën e ndryshimin e saj në polin e Jugut.