Tensionohet situata në Shkozë, ku IMT ka nisur prej ditësh aksionin për shembjen e banesave në sajë të projektit për zgjerimin e ‘Unazës së Re’. Fadromat kanë prishur gjatë natës një ndërtesë të pabanuar. Tani, të shoqëruar nga forca të shumta policore u janë afruar shtëpive të banuara.
Kurse Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese gjatë prezantimit të projektligjeve për kadastrën dhe prezantimin e projektligjit për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë ka sjellë në vëmëndje edhe protestën e Shkozës.
Gjatë fjalës së tij, kreu i ALUIZNIT, Artan Lame, është shprehur se banorët protestojnë pasi shteti nuk e përfundoi procesin e legalizimit.
“Të gjithë letrat turke të përdoruar për kthimin e pronave janë të pavlefshme. Edhe turqit nuk i njohim më letrat e tyre. Nuk duhet të njihen. Ka një kaos institucional në lidhje me pronat. Ndarja e tokës është bërë me një proces abuziv. Dhe pastaj banorët protestojnë. Kanë të drejtë. Banorët protestojnë sepse shteti është i paaftë dhe nuk e përfundoi procesin e legalizimit”.