Revista prestigjioze, e përjavshmja influente Time, ka zbuluar Coverin e radhës. Në një postim në rrjetin social, Time ka treguar faqen e parë ku duket basketbollisti i famshëm, Kobe Bryant me kostumin sportiv dhe numrin e tij 24. Bryant ndërroi jetë në një aksident fatal një ditë më parë me helikopter, teksa ishte bashkë më vajzën e tij Gianna, 13 vjec. 41 vjecari Bryant konsiderohej si legjende e sportit më popullor në USA dhe reagimi pikëllues për këtë ngjarje ka qënë mbarë botëror.