Edhe pse jemi në fund të marsit, paqendrueshmëritë e motit kanë sjellë reshje bore në zonën malore të Korçës. Në gjithë qarkun paraqitet një situatë normale, por në lartësi mbi 1200m reshjet kanë vijuar për gjatë gjithë natës.
Fshati Dardhë i zbardhur nga dëbora
Trashësia e borës në Dardhë, ka kaluar 7 cm. Fundi i muajit u karakterizua nga ditët me diell, por së fundmi shënoi rënie të temperaturave në gjithë qarkun e Korçës duke rikthyer për të disatën herë dëborën.