Saturday, May 14, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

FOTO/ Risia, edhe në Shqipëri targa të personalizuara si në Britaninë e Madhe

by mapo.al
17/12/2021
in Aktualitet, Sociale
0

Edhe Shqipëria do të aplikojë targimin e personalizuar të makinave ashtu siç ndodh më së shumti në Britaninë e Madhe apo dhe vende të tjera.

Është drejtoria e Transportit Rrugor që ka bërë të ditur miratimin e këtyre ndryshimeve.

Njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor:

Miratohen në Qeveri ndryshimet në VKM153 (Rregullorja e Kodit Rrugor). Ndër to DPSHTRR sjell risi simpatike për qejflinjtë e timonit, nga 2022-shi:

– Për herë të parë do të kemi targë me dimensione më të vogla, për përpara, për automjetet që kanë kufizim hapësire! Targa e re e vogël do të ketë dimensionet 360 x 100 mm (si në foto)! Shërbimi do të jetë me tarifë ekstra!

– Për herë të parë do të kemi targë të personalizuar, deri me 7 karaktere (numra ose gërma) e cila për herë të parë do të jetë edhe e transferueshme nga mjeti në mjet (mbartja do të vlejë edhe për targat me përzgjedhje)! Ky shërbim do të jetë me tarifa ekstra!

– Për herë të parë do të kemi format targe amerikane, për automjetet që nuk kanë hapësirën e duhur për formatin standard, zakonisht për targën e pasme, me përmasa 305 x 153 mm, kundrejt tarifës ekstra!

– Për herë të parë targat e motoçikletave do të jenë në formatin e ri 177 x 177 mm për t’u përshtatur me hapësirën standard të prodhuesit për motomjetet! Tarifat e njëjta me sot!

– Shpejtohet kompletimi i flotës shqiptare të mjeteve rrugore me targën standard të modelit aktual. Çdo mjet rrugor i pajisur me targa para datës 01.03.2010 (me targa modeli i vjetër), që paraqitet pranë zyrave të DPSHTRR për të marrë një shërbim që lidhet me mjetin, duhet të ndryshojë targat e mjetit rrugor në targa të modelit të ri)!

Të gjitha risitë vlejnë për të gjitha kategoritë e mjeteve rrugore civile!

Në vijim, me botimin e ndryshimeve në Fletoren Zyrtare, DPSHTRR – MIE do të procedojnë me aktet rregullatore, caktimin e tarifave, dhe kryerjen e investimeve dhe zhvillimeve informatike përkatëse që do të mundësojnë zbatimin e këtyre risive! Të ardhurat ekstra nga këto shërbime do të shkojnë për modernizimin e DPSHTRR si edhe për projekte e programe speciale mbi kulturën automotive e Green, sektorin Retro, Automotoparkun e parë shqiptar dhe për aktivitete edukative mbi Sigurinë Rrugore!

#DPSHTRR #MIE #RisiTargaShqiptare #AutomotorizimiShqiptar

Tags: targatTargat e personalizuara

JU SUGJEROJME

Monika Kryemadhi uron Dritan Abazovic
Aktualitet

Kryemadhi akuza Ramës: Ka shpërdoruar fondet e BE-së

14/05/2022
PD: Rama nuk ndahet nga “non gratat”, Doshi e Dako në krye të fushatës në Shkodër e Durrës
Aktualitet

Salianji: Rama do bëjë President një nga ish-ministrat e Berishës

14/05/2022
Kryesore

40 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

14/05/2022
TIRANA POST/ Gazetarja Mira Kazhani kujton pedagogen Eda Haxhiymeri ditën e ndarjes se saj nga jeta
Kryesore

TIRANA POST/ Gazetarja Mira Kazhani kujton pedagogen Eda Haxhiymeri ditën e ndarjes se saj nga jeta

14/05/2022
Next Post
Sekuestrohen mbi 120 mijë euro në pikat e kalimit kufitar

Sekuestrohen mbi 120 mijë euro në pikat e kalimit kufitar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Berisha sulmon Ramën: Ku do shkojmë, drejt Beogradit apo Stambollit?
  • Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, drejtuesi në gjendje të rëndë
  • Xhaçka pas takimit me Kulebën në Berlin: Ukraina e meriton të anëtarësohet në BE
  • Kryemadhi akuza Ramës: Ka shpërdoruar fondet e BE-së
  • I dënuar me 12 vite për prostitucion, shqiptari arrestohet sapo zbret nga avioni në Piza

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In