Aktualitet

Foto/ Shën Valentini, dedikime të veçanta në Singapor për mjekët dhe infermierët





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:55 - 13/02/20 |
mapo.al

Në Singapor ka nisur një fushatë e madhe falenderimi dhe inkurajimi për punonjësit e sistemit shëndetësor, që janë në vijën e parë të luftës ndaj koronavirus.


Shumë qytetarë, sidomos nxënës, po shkruajnë kartolina me dorë, dedikuar mjekëve dhe infermierëve, në prag të Shën Valentinit.



Wally Tam, thotë BBC, është një nga organizatorët e kësaj fushate në Facebook.


Hashtagu që po përdoret, është “braveheartsg”.

“Ne kemi nevojë për njerëz kurajozë këto ditë. Ne na duhet guxim, dhe kush tjetër më shumë se punonjësit e shëndetit po e bën këtë”, thotë Tam.

Qindra kartolina janë dërguar deri tani në këtë faqe në Facebook, dhe do të printohen sa më shumë të jetë e mundur për t’ua shpërndarë mjekëve dhe infermierëve, në vigjilje të festës së të dashuruave.

Singapori numëron deri tani 50 raste të prekurish nga koronavirus.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas