Aktualitet

Foto/ Shfaqet Krishti në Kolumbi, njerëzit harrojnë karantinën dhe vazhdojnë të luten














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:28 - 09/04/20 |
mapo.al

Dhjetra banorë kolumbianë nga qyteti i Mangangue janë mbledhur së bashku para një peme pasi thuhet se figura e Krishtit ishte shfaqur aty në mënyrë misterioze.






Të gjithë banorët e emocionuar dhe të habitur harruan karantinën dhe masat kundër koronavirusit. Ata shiheshin shumë pranë njëri-tjetrit dhe pa maska fytyre.


Nga pamjet e marra shihet imazhi i Jezusit që është vendosur shumë lart në pemë. Të gjithë njerëzit filluan të luteshin dhe kërkonin që Toka të shërohet nga kjo e keqe dhe qyteti i tyre të jetë i mbrojtur.







Autoritetet lokale thuhet se janë të shqetësuar që në një periudhë të tillë ku pandemia e koronavirusit është një kërcënim për të gjithë, të mbahen peligrinazhe.




Një gazetar është shprehur se të gjithë njerëzit vraponin afër pemës me qirinj nëpër duar duke e shndërruar vendin në një peligrinazh. Peshkopi vendas nuk ka komentuar ende për incidentin e çuditshëm, i cili vazhdon të jetë i izoluar në shtëpinë  e tij.



1


Etiketa: ,

Pas