Aktualitet

FOTO/Shtëpi të shkatërruara në Ndroq, disa familje në qiell të hapur






               Publikuar në : 12:12 - 23/09/19 |
mapo.al

Fshati Ndroq në periferi të Tiranës, është ndër më të prekurit nga termeti që la jo pak pasoja. Gazeta Mapo ka qenë në disa prej lagjeve, ku siç shihet qartë ka shtëpi të kthyera në gërmadha. Pritet që Emergjencat Civile të bëjnë bilancin për numrin total të shtëpive të pabanuara, pasi deri më tani nuk dihet shifra e saktë. Sakaq banorët janë larguar, nga shtëpitë e tyre, që janë të pabanueshme për tu strehuar në çadra apo tek të afërmit.


Ministria e Mbrojtjes ka deklaruar ditën e shtunë se janë rreth 915 banesa e pallate të dëmtuara. Nuk mungojnë dëmet në dy shkolla, një qendër shëndetësore, katër automjete, një kabinë elektrike dhe një urë e varur. Gjithsesi këto janë të dhëna paraprake, pasi vlerësimi i dëmeve ende nuk ka përfunduar.



*Pasojat e termetit në Ndroq përmes  fotove të Mapo-s


Etiketa: , , , , ,

Pas