Aktualitet

Foto-Si e ndezën mbrëmë botën Jennifer Lopez dhe Maluma








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:55 - 23/11/20 |
mapo.al

Mbrëmë u mbajt ceremonia e American Music Awards, në “The Microsoft Theater” në Los Angeles, ku u ndanë shumë çmime. Por çka tërhoqi vemendjen, ishte performanca e nxehtë e 50 vjeçares, Jennifer Lopez, në skenë, me veshjen dhe lëvizjet e saj.



Ajo interpretoi bashkë me artistin kolumbian, Maluma, këngën që do të jetë kolona zanore e filmit “Merry me”, që pritet të dalë në kinema në shkurtin e vitit që po vjen.


Në qendër të filmit që pritet me kureshtje të madhe, do të jetë pikërisht J.Lo, e cila pasi ndahet nga bashkëshorti artist dhe muzikant, lidhet me një spektator të rastësishëm, dhe shkon drejt martesës me të.




Pozat e mbrëmshme, premtojnë shumë për filmin që po vjen. Kur të dalë filmi, Jennifer do të jetë 51 vjeç po ajo ska ndërmend të ndjejë në lëkurë kurrfarë moshe, dhe kjo duket qartazi në këto foto.

Lexo edhe :  "Ditë paqeje" - JLo dhe Lady Gaga, pak para ceremonisë së betimit të Joe Biden



1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas