Jepet sot pretenca për Emiljano Shullazin dhe bashkëpunëtorët e tij. Pas dështimit të seancës së kaluar, që ishte parashikuar të mbahej më 25 shtator, ditën e sotme forca të mëdha policore kanë zbarkuar tek Krimet e Rënda, për të monitoruar nga afër situatën.
E gjithë policia, forcat speciale, FNSH me armatim të rëndë ka zbarkuar dhe ka rrethuar institucionin dhe zonën përreth, ndërsa nga pamjet e siguruara nga ‘BalkanWeb’ shihen edhe autoblindat.