Kur sot mjaft aktore dhe modele te famshme përpiqen ta imitojnë, revista Life, propozon një set fotografish kurrë të publikuara më parë të divës, në një kohë kur ajo nuk ishte askush dhe sapo kishte nënshkruar kontratën e parë e ende merrte mësime aktrimi. Fotografët talleshin me të e quanin “domate e nxehtë”, sigurisht sepse ishte seksi dhe njëkohësisht mjaft joshës, por kohë më vonë ata s’do të kishin më mundësinë të shkrepnin fotografi të saj. Fotot sipas redaksisë së revistës nuk janë publikuar sepse atëherë u konsideruan të dobëta dhe pa ndonjë cilësi të veçantë, ndërsa më vonë kur Merilyn ishte e famshme askush nuk u kujtua për to. Galeria sidoqoftë është mjaft e rrallë ndërsa të jepet mundësia të njohësh Monroe para se të ishte dikush, para lidhjes së saj me Kenedit apo edhe para se të kishte xhiruar qoftë edhe një skenë të vetme, koha kur ajo ishte thjeshtë një “domate e nxehtë”, dhe çfarë nxehtësie. Fotot janë të vitit 1950.