Një turist ka humbur jetën në ”Luginën e Vdekjes në Amerikë” për shkak të temperaturave të larta.
Sipas “The Mirror, makina e tij është prishur, duke u përpjekur të gjente një pikë karburanti, ndërkohë që temperaturat shënonin 50 gradë Celsius.
Sipas medias së huaj, bëhet fjalë për ish-oficerin e Marinës, David Kelleher, i cili u gjet i vdekur dy milje larg automjetit të tij.
Zyrtarët thonë se temperaturat ekstreme prej 50,5 gradë Celsius kufizuan përpjekjet e kërkimit për zotin Kelleher.