Pamjet e zjarrit masiv e që mesa duket po zmadhohet mbi tunelin e Kalimashit po bëjnë xhiron e rrjetit.
Pamjet janë fiksuar sot në buzëmbremje nga udhëtarët e shumtë të këtyre ditëve në Rrugën e Kombit.
Situata duket e frikshme dhe jashtë kontrollit.
Raportimet më të shumta nga qeveria dhe nga mediat janë për situatën në Karaburun, ndërkohë që pak është folur për këtë vatër zjarri.
Shpresohet shumë tek ndihma që po vjen nga forca e sigurisë së Kosovës, ku me dekret të Vjosa Osmanit 100 trupa kanë mbërritur sonte.
Nesër situata mund të jetë edhe më shpërthyese nisur nga parashikimet e IGJEUM për temperatura ekstremisht të larta.