Një 23-vjeçare me sindromën Down ka rënë aksidentalisht brenda një pusi me thellësi 8 m. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Mustafa Matohiti’ në qytetin e Patosit.
‘BalkanWeb” shkruan se bëhet fjalë për shtetasen Fabjola Serjani, e cila dyshohet se vuan nga sindroma Down.
Pas ngjarjes forca të shumta zjarrëfikëse në Patos kanë ndihmuar familjarët për nxjerrjen e vajzës nga pusi.
Ndërkohë mësohet se vajza po transportohet në spital për kontroll.