Aktualitet

FOTO/ Veliaj ‘shkatërron’ Organizatën Politike të Arlind Qorit me një Tweet














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:43 - 09/12/21 |
mapo.al

Erjon Veliaj ka gjetur një mënyrë origjinale për t’iu përgjigjur protestës që “Organizata Politike” bëri gjatë një takimi që kishte kryetari i Bashkisë së Tiranës, ku konsultoi buxhetin për rininë.






Organizata u lëshua në akuza dhe tentoi të prishë takimin.


Po sot, Veliaj ka bërë publike gjurmët që aktivistët kanë lënë pas dhe është përgjigjur me ironi.







Grupimi “Organizata Politike” e drejtuar nga Arlind Qorri, të cilët në opinionin publik “shiten” si lëvizje marksiste, në mbrojtje të klasës punëtore, duket se tjetër thonë e tjetër bëjnë.




Duke postuar në Twitter disa fotografi të punonjësve të pastrimit, të cilët janë duke fshirë grafitet e Organizatës Politike nga muret në Qytetin Studenti, kryebashkiaku Erion Veliaj i ka ironizuar fort “aksionet” pseudo-marksiste të grupimit të Arlind Qorrit.



Po punonjësit e pastrimit të Bashkisë si e kaluan Ditën e Rinisë, që për të gjithë qe pushim? Vetëm në Tiranë gjen pseudo-marksistë, të cilët nxjerrin klasën punëtore të fshijë grafitet nga “Qyteti Studenti” në ditë pushimi. (Marksi po rrotullohet në varr)”, shkruan Veliaj.

Shihni fotot dhe shënimin e Veliajt.

7


Etiketa: ,

Pas