Si asnjëherë më parë godina e Kryeministrisë është rrethuar me hekura. Në fakt duhet thënë se kur erdhi në pushtet Rama i shembi muret që rrethonin Kryeministrinë, duke e lënë pa fortesë mbrojtëse, pasi siç shprehej atëherë kryeministria është e qytetarëve.
Por pasditen e sotme, punëtorë të shumtë janë parë duke vendosur struktura prej hekuri përreth kryeministrisë duke e fortifikuar sërish selinë e qeverisë. Vetë Kryeministri nuk do të jetë nesër në Tiranë, ai do të jetë në Vlorë teksa qytetarët protestojnë poshtë zyrës së tij. Ndërsa policia pati një përplasje shkresore me PD, duke mos i dhënë leje të protestojë tek Piramida dhe rruga anash Kryeministrisë por vetëm në Bulevard.
Opozita ka thirrur qytetarët në protestë në 16 Shkurt dhe në media është folur për skenarë dhune. Vete PD ka thene se nuk ka një plan të tillë, por sakaq shprehen se nuk i ndalon qytetarët në veprimet e tyre.
/Mapo.al