Avioni më i famshëm, Lasgushi, që u ngrit në qiell me tam tame të mëdha, por u zhduk për muaj të tërë, është rikthyer sot në Rinas. Rama e fryu shumë me propagandë linjën e re Air Albania, po shumë shpejt shtypi dhe opozita zbuluan se kjo agjensi nuk ekzistonte. Nuk kishte zyra, dhe Airbusi Lasgush u tërhoq prej Turkish Airline, dhe u parkua diku në një cep te aeroportit të Stambollit.
Sot gazeta Mapo mësoi se Lasgushi po rishfaqej në qiejt tanë për një provë, mision, ose vakt propagande, meqënëse masivisht qeveria dhe Rama u kritikuan dhe rrjeti u tall me suksesin e tij të madh, që avulloi papritur.
Lasgushi mund të ketë mbërritur për të cuar vëmendjen tek ai, për ta larguar nga krizat e mëdha të vendit, e nga protesta e pritshme e së shtunës. Nga fotot dhe videot që ka siguruar Mapo nuk dallohet të ketë zbritur ndonjë pasagjer, pra fluturimi nuk ka qënë shërbim transporti. Më së shumti, sic kuptohet, është një shërbim propagande./Gazeta Mapo/
Lexo edhe:
Pas publikimit në Mapo, reagon Hasa i PD: Pse erdhi Lasgushi, kë do marrë?
Lexo edhe:
“Lasgushi”/Rama e pranon, fluturimet e Air Albania kërkojnë shumë kohë