Aktualitet

Foto-Video/ Rikthehet tensioni tek Unaza e Re, zjarr e gurë në rrugë






               Publikuar në : 19:56 - 21/07/19 |
mapo.al

Është rikthyer tensioni tek Unaza e Re (Astiri) aty ku banorët protestojnë prej 9 muajsh kundër shembjes së banesave të tyre. Prej nëntorit të 2018 e deri më sot, banorët nuk kanë reshtur së kërkuari transparencë për projektin e kësaj rruge dhe dëmshpërblim të plotë për çdo godinë që preket nga shembjet.


Pas prezencës së shtuar të forcave të policisë dhe informacioneve se mund të ndërhyhet për të shpërndarë protestuesit, ata kanë hedhur gurë në rrugë dhe kanë ndezur zjarre me mjete piroteknike.

Mes protestuesve është ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu i cili i bëri thirrje policisë të mos provokojë protestuesit.

Mapo.al sjell fotot dhe videot nga protesta.

<
>
131e787c-1816-470f-8712-215419295187 ed46d524-fc0c-4a51-8b0d-d4fc2df7c01c 8e569f92-8d6c-4ce9-a051-028299e7b871 1c07d67c-9630-4ac9-9feb-717ebc2a0dbd e3746b3f-cbc8-475a-8aa8-8fea38c55468 Screenshot_5 Screenshot_6


Etiketa: , , , , , ,

Pas