Janë tashmë rutine e përjavshme protestat në Minsk të Bjellorusisë, ku njerëzit në mbështetje të opozitës dalin në rrugë dhe kërkojnë dorëheqjen e presidentit Lukashenko duke i cilësuar të manipuluara votimet e 9 gushtit që e rikonfirmuan në krye të vendit.
Dhjetëra të arrestuarit ditën e sotme, gjatë protestave që u zhvilluan.
Policia u ndihmua nga forcat e ushtrisë për të shoqëruar protestuesit ndaj të cilëve u përdor gaz lotsjellës.
Protestat në vendin ish-sovjetik nisën pas zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit, që u konsideruan gjerësisht si të manipuluara.
Nga ajo datë, çdo të dielë mijëra qytetarë pushtojnë rrugët e qyteteve kryesore të Bjellorusisë duke kërkuar dorëheqjen e Lukashenkos.