Gareth Bale gjithnjë e më pranë largimit.
Sulmuesi uellsian është penalizuar shumë nga dëmtimet, çka ka sjellë edhe humbjen e vendit të titullarit në urdhërat e trajnerit, Zinedine Zidane.
Situatë që ka detyruar Realin e Madridit që të mendojë për ta nxjerr në merkato, me ofertat që nuk mungojnë. Klubet e Premier League shfaqen ato më të interesuara për të, me Manchester United dhe Tottenham që kërkojnë medoemos blerjen e tij.
Për të përforcuar akoma dhe më shumë zërat ka menduar vetë Bale, i cili ka është pikasur në aeroportin e Mbretërisë së Bashkuar. Në një fotografi të publikuar nga “El Chiringuito” duket Bale i cili shoqërohet nga stjuardët e tij.
Ende nuk dihet arsyeja e këtij udhëtimi drejt Anglisë, por gjasat besohet se janë personale. Kjo për shkak se Bale po vuan nga një dëmtim dhe kjo e bën që të humbasë ndeshjen e kësaj të mërkure kundër Leganes. Gjithsesi, një tratativë me United dhe Hotspur nuk përjashtohet, duke parë që merkato e janarit është fare pranë.