fbpx

Dikur

Foto/ Zbulohet kopshti i perimeve të Hitlerit në selinë e tij sekrete





               Publikuar në : 10:19 - 22/11/19 |
mapo.al

Kopshti i fshehtë i perimeve ‘HITLER’ është zbuluar në selinë e tij famëkeqe “Wolf’s Lair” në Poloni.


Ky është bunkeri kryesor ku Adolf Hitler e kaloi pjesën më të madhe të kohës në vitet e fundit të Luftës së Dytë Botërore, por ajo u braktis dhe u shkatërrua pjesërisht në 1945 përpara se forcat sovjetike ta zbulonin.

Kopshti u zbulua gjatë gërmimeve për ndërtimin e një parku të quajtur Mazurolandia.

Gërmimet filluan këtë verë dhe u përfshinë ekspertë të Muzeut Ushtarak Mazurian të cilët filluan hetimet. Kopshti thuhet se u gjet rreth 2.953 metra larg bunkerit të Hitlerit.

Gërmimet zbuluan themelet e shtëpisë, dy sera dhe një dhomë nëntokësore.


Kjo dhomë mendohet se ka siguruar mjedisin e duhur për rritjen e produkteve të freskëta gjatë gjithë vitit. Qelqe dhe qeramika u gjetën si artifakte nga koha e luftës.





Etiketa: , ,

Pas