Denada Tarja dhe Suada Serani janë dy 17-vjeçaret që humbën jetën nga aksidenti në Bërzhitë të Tiranës. Dy adoleshentet ishin duke u kthyer nga një festë ditëlindjeje.
Shoferi i makinës ishte 18-vjeçari Françesk Shaba. Ai ishte duke ecur me shpejtësi, kur humbi kontrollin e makinës. Dy vajzat nuk i mbijetuan dot aksidentit dhe gjetën vdekjen e menjëhershme. Shoferi, bashkë me dy adoleshentë të tjerë u plagosën dhe ndodhen në Spitalin e Traumës.
Denada Tarja dhe Suada Serani ishin duke u kthyer për në banesat e tyre, por aksidenti u preu rrugën në mes. Të afërmit e dy 17-vjeçarëve nuk e kanë besuar atë që ka ndodhur dhe kanë qënë në gjendje të rëndë psikologjike, aq sa është dashur edhe ndërhyrja e mjekëve.
Françesk Shaba i kishte marrë makinën babait dhe nuk kishte patentë.
Lexo edhe
Aksidenti/ Humbën jetën dy adoleshente, shoferi pa patentë (Detajet)