Përkrahësit e Partisë Komuniste dhe veteranët kanë bërë sot homazhe në Varrezat e Dëshmorëve me portretin e diktatorit, Enver Hoxha në duar.
Një orë pasi në Varrezat e Dëshmorëve ishin përfaqësuesit e qeverisë, nostalgjikët e Enver Hoxhës kanë vendosur buqeta me lule para memorialit “Nënë Shqipëri”.
Përkrahësit e Partisë Komuniste për herë të parë janë paraqitur me pankarta në duar, kundër qeverisë së Kryeministrit Edi Rama.
“‘Poshtë Qeveria Neoballkaniste e Edi Ramës’ dhe ‘Bularati është Shqipëri’”, ishin disa nga pankartat e nostalgjikëve të Enver Hoxhës. E.Koçi/Panorama
Ku i keni fotot e Alise, Berishes, Godos, Qinushit, Milos e sidomos te Cekes? Ato ju kan ba kto trima qe jeni sot. Mos harroni ma pare merrni fotot e tyne pasta keto te qofte largut. Edi ska faj. Eshte si puna femijve qe prindt hajduta te fondeve publike dhte te taksave ju kane lane pasuri dhe mundohen ta hane avash avash e te sigurte.