Monday, May 16, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Fotografia (Tregim)

by mapo.al
20/10/2020
in Mapo Letrare
0

Kortezhi i përmotshëm ecte dhe ai e ndjeu veten të huaj në atë vend të panjohur me atë dhimbje që i dukej se nuk e kishte provuar kurrë më parë.

Jo se asnjëherë nuk i kishte vdekur një njeri i dashur apo mik i ngushtë, po kjo lloj dhimbjeje ishte tjetërlloj, nga ato që nisin me pendimin, me shumë “ ah sikur…”, me ndjenjë të ëmbël që qëndron përjetë aty, pa mundur të largohet prej shpirtit tënd të dergjur tashmë pranë arkivolit të saj.

Megjithëse kishte ardhur nga larg, nuk kishte mundur ta shihte për të fundit herë ashtu siç do të kishte dashur, i kishin hapur rrugën duke e respektuar si të huaj, po nuk kishte mundur dot të derdhej mbi gjoksin e saj ashtu si kurrë nuk kishte ndodhur në jetë, por që përsëritej shpesh në ëndrrat e tij.

Makthi nuk kishte të mbaruar, ajo nusëronte para tij symbyllur dhe ai ndiente dëshirën për ta puthur për ta marrë në krahët e tij, për të vallëzuar me të, me atë çehren e bardhë, të mermertë që i kishte dhënë vdekja.

Madje shkoi edhe më tej. U përkul në gjunjë para saj në parkun e mbuluar nga gjethet e skuqura të vjeshtës dhe i vuri një unazë që e veshi me dritë trupin e saj dhe të dy u gjendën në një lëndinë me kurora lulesh në kokë. Një prekje e lehtë në sup e solli në vete dhe trupi i tij levizi si një trung drejt derës, ndërsa zemra e shpirti lodronin ende atje me të në krahë.

***

I hidhte hapat shpejt dhe buzëqeshja nuk i ndahej prej fytyrës, ai mundohej ta arrinte,donte të kundronte çdo gjë të saj, ecjen, nazet, flokët që i valëviteshin, fjalët që i buronin prej atij shpirti të pastër. Për një moment e ndali, donte t’i merrte vështrimin me vete;  atje në fund të rrugës do të ndaheshin, po ai nuk kishte mundur t’i thoshte asnjë fjalë nga ato që kishte menduar. Pafjalësia i dha krahë dhe i pëshpëriti:

-Po sikur të të puth këtu në mes të rrugës, në sy të njerëzve, çfarë do të bësh?- e pyeti. Ajo u ndriçua, e dinte se ai nuk do ta bënte kurrë një gjë të tillë.

– Asgjë, – i tha ftohtë. Po një flakërimë e kuqe mbushi fytyrën e saj dhe duart nuk dinte ku t’i çonte. Fundi i rrugës erdhi menjëherë, ajo ndiente dalldisjen e tij, pamundësinë për t’u shprehur dhe vetëm qeshte duke përsëritur thënien: “Kurrë mos u pendo për veprimin tënd, nëse është i mirë ruaje për kujtim, nëse është i keq mbaje për mësim”. Më në fund guxoi e foli: – Le të bëjmë një fotografi! – Po mua nuk më pëlqejnë fotot,- ia ktheu ajo. Ai iu afrua, mbajti aparatin para dhe e shkrepi para se ajo të mund të mbulonte fytyrën me duar. – Është vetëm një foto,- i kishte thënë duke u skuqur. Ajo  kishte buzëqeshur duke u munduar të tregohej e sjellshme. Ai e dinte se ajo po sforcohej shumë për t’u dukur një vajzë mendjehapur, kur fanatizmi që e karakterizonte i jepte shuplaka vazhdimisht. Pastaj ishte larguar me atë hapin e rëndë dhe flokët që e shoqëronin kudo. –Po e ktheu kokën, më do , -kishte menduar. Po ajo e njihte mirë dhe e dinte ç’do të mendonte ai po ta kthente kokën. Nuk e ktheu, po me vete pëshpëriste lojën e dashurisë: Më do, s më do. Koha do ta tregojë- ngushëlloi veten.

***

Kortezhi ecte. Ai bashkë me të. Dhimbja që ndiente në zemër mendonte se do t’ia shpërthente , nuk kishte burrë që mund ta mbante. Ndjeu një dëshirë të pakundërshtueshme për ta parë, nxorri me kujdes foton nga xhepi i xhaketës dhe e vështroi, dora që donte të mbulonte fytyrën kthehej drejt tij për ta përqafuar, donte të mbeste aty , në përqafimin e menduar të saj. Lotët i shkuan nga sytë, i fshiu shpejt , nuk donte të binte në sy për keq në atë funeral të paharrueshëm. Nxitoi hapat, donte të ishte në rreshtat e parë kur ta përshëndesnin të afërmit, ta shihte për herë të fundit, t’i jepte lamtumirën. U afrua, lulet që e mbulonin e kujtuan se ku ndodhej. Nxori aparatin dhe e shkrepi. Iu duk sikur zgjati dorën për të mbuluar fytyrën, ishte një vegim i bukur. Lëshoi një të qeshur të fortë dhe një hare e madhe ia ndriçoi shpirtin. Mendoi se do ta kujtonte gjithmonë ashtu…

***

Ishte takimi i tyre i parë. Teksa i afrohej i shkuan mornica në trup. E kishte mahnitur me atë fytyrë të rrezëlluar dhe sa e pa, kishte ndjerë dëshirën për ta pasur gjithnjë pranë një vajzë të tillë. Ishte krejt ndryshe nga sa e kishte imagjinuar, shumë herë i ishte shfaqur në ëndërr, në ato ëndrrat me dëshira të paarritshme që shohim shpesh kur dëshirojmë diçka që s’mund ta kemi. Po ajo tani qëndronte aty pranë tij, ulur në karrike në atë lokal anës rrugës që kishte filluar restaurimin. Gjithandej kishte skela dhe punëtorë që nxitonin. Në lëvizjen e tyre ai fshihte turpin që ndiente nga prania e një vajze që pelqente. Ndërsa ajo dukej se nuk e kishte fare mendjen te ai, ishte e shpenguar në të folur dhe dinte t’i kontrollonte mirë emocionet. Edhe atëherë iu lut për një fotografi. Për t’u treguar e sjellshme ajo i tha “ e lëmë për njëherë tjetër” po  ai e kuptoi si “kurrë”. Takimi kishte qenë i shkurtër, ajo nuk e kishte lënë shumë që ai të fliste, po në fund ia kishte dalë të ndaheshin si dy njerëz  të njohur të vjetër me përqafimin e lehtë dhe puthjen në faqe të cilën ajo nuk kishte mundur ta refuzonte…

***

Tashmë ishte hera e parë që ajo po qëndronte përballë pa folur, pa qeshur, pa u larguar. Ai u ndie keq, nuk donte ta mbante mend kështu fundin e kësaj historie. Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Mbi trupin e saj tani ngrihej një pirg me dhe të butë, madje ata të varrimit ishin kujdesur që të bënin beton për ta mbuluar arkivolin me pllaka , sikur ajo të mund të dilte. Lulet shumëngjyrëshe do të ishin kujtimi i fundit nga ajo. (Sa shumë i donte lulet. Ndriçohej e tëra kur i shihte dhe tregonte menjëherë emrin e saj dhe aromën që kishte. Fliste për to me shumë passion si për çdo gjë të bukur.)  Po ktheheshin mes pëshpërimave të njerëzve për qënien e tij aty…

***

Ai nuk e kishte fare mendjen, kishte marrë autobusin për të shkuar në punë se makina kishte një defekt. Aty pranë tij qëndronin si në një botë tjetër prindërit e saj. Shkëmbyen shikime të shpejta, u përshëndetën njerëzisht, kur atij i shpëtoi një pyetje: – Çfarë keni kështu? Vajza – tha babai fare natyrshëm, ka pësuar aksident, është rëndë, ka shumë thyerje, po më tepër ka nevojë për një transplant… ai nuk po u besonte veshëve. Nuk zbriti nga autobusi, po shkoi me ta. Ajo gjendej ende në reanimacion. Megjithëse e mbushur me tuba ishte po aq e bukur, sa herën e fundit që e kishte parë. Dergjej përtej xhamave, e pafjalë, e ngrirë, me sytë mbyllur. Nuk  lejoheshin vizitat. Në korridorin e gjatë sundonte heshtja. Kishte vetëm njerëz të pashpresë që kërkonin një fije të padukshme jete. Edhe ai po ashtu.

–Për transplant zemre,- shtoi babai. Për një çast u shkëput nga jeta, nuk ishte më aty, e kishte humbur kontaktin me realitetin. Prindërit u ishin lutur doktorëve t’u merrnin zemrën atyre, po kjo gjë nuk lejohej, nuk mund të shuanin një jetë për të ndezur një tjetër. Mbaheshin shpresat vetëm te ndonjë aksident i mundshëm. Gjithnjë trishtohej kur dëgjonte për ndonjë aksident, po këtë herë mendoi ndryshe. Pastaj ajo kishte dhe gjakun të veçantë(e si mund të ishte ndryshe!), prandaj ishte e vështirë përputhja me ndonjë të aksidentuar. Shkoi në kishë, kishte kohë pa shkuar. Vetëm u lut për jetën e saj ,nuk mund të lutej për gjë tjetër. Ishte absurde… jeta po parakalonte para syve të tij pa asnjë kuptim, pa asnjë rëndësi. Tashmë gjithçka dukej e kotë, shpresat ishin shuar me atë aksident që e kishte përfshirë. Bëri kryqin dhe doli. Shkoi në punë sa për t’u dukur, nuk mund të përqëndrohej. Intervista që do të zhvillonte, kërkonte përqëndrim. Po ku ta gjendte përqëndrimin ai? Mendja i fluturonte te ajo dhomë reanimacioni që mbante me tuba jetën e saj. Kaluan shumë ditë, të gjitha udhët e çonin atje. Iu kujtua një histori e vjetër antike për një burrë që kishte bërë një pakt me vdekjen që kishte ardhur për ta marrë: nëse ai do të gjente një njeri që mund të vdiste për të, ajo do ta pranonte ndërrimin. Vetëm gruaja kishte pranuar një gjë të tillë… ai u mendua gjatë ,- vetëm gratë mund të bëjnë flijime,- mendoi. Sa herë që dëgjonte për ndonjë aksident i lindtte një shpresë e re, merrte në telefon dhe pyeste për rezultatet. Një ditë papritur e telefonuan duke i thënë se gjithçka kishte mbaruar, jehona e e zërit i kumbonte ende në vesh. Atje në qiej ndodhej një ëngjëll tjetër…

***

Hipi në makinë, vendosi duart në timon, lëshoi një thirrje të gjatë dëshpërimi, po e mblodhi veten shpejt nga mizëria e njerëzve që ndodheshin në funeralin e saj. Zezoni i grave, trishtimi që kishte mbuluar sytë e të gjithëve, lutja e fshehtë që bënin: O zot mos m’i merr njerëzit e dashur, i ngeli në grykë dhe mezi e kapërdiu. Duhet të fshinte përgjithmonë një shpresë të mekët që kishte ushqyer ndaj kësaj vajze që ishte në rreshtin e ëngjëjve tani.

Nxorri nga xhepi fotografinë, dora që mundohej të mbulonte fytyrën u mbështet mbi supin e tij. Ngriu për një çast. Dukej rrezatuese, hyjnore. Ishte ulur në vendin e pasagjerit dhe me zërin e ëmbël dukej sikur e pyeste: a do ishe gati të ma jepje zemrën për të jetuar në vendin tënd?!

Kortezhi i përmotshëm ecte dhe ai e ndjeu veten të huaj në atë vend të panjohur me atë dhimbje që i dukej se nuk e kishte provuar kurrë më parë. Jo se asnjëherë nuk i kishte vdekur një njeri i dashur apo mik i ngushtë, po kjo lloj dhimbjeje ishte tjetërlloj, nga ato që nisin me pendimin, me shumë “ ah sikur…”, me ndjenjë të ëmbël që qëndron përjetë aty, pa mundur të largohet prej shpirtit tënd të dergjur tashmë pranë arkivolit të saj. Megjithëse kishte ardhur nga larg, nuk kishte mundur ta shihte për të fundit herë ashtu siç do të kishte dashur, i kishin hapur rrugën duke e respektuar si të huaj, po nuk kishte mundur dot të derdhej mbi gjoksin e saj ashtu si kurrë nuk kishte ndodhur në jetë, por që përsëritej shpesh në ëndrrat e tij. Makthi nuk kishte të mbaruar, ajo nusëronte para tij symbyllur dhe ai ndiente dëshirën për ta puthur për ta marrë në krahët e tij, për të vallëzuar me të, me atë çehren e bardhë, të mermertë që i kishte dhënë vdekja. Madje shkoi edhe më tej. U përkul në gjunjë para saj në parkun e mbuluar nga gjethet e skuqura të vjeshtës dhe i vuri një unazë që e veshi me dritë trupin e saj dhe të dy u gjendën në një lëndinë me kurora lulesh në kokë. Një prekje e lehtë në sup e solli në vete dhe trupi i tij levizi si një trung drejt derës, ndërsa zemra e shpirti lodronin ende atje me të në krahë.

***

I hidhte hapat shpejt dhe buzëqeshja nuk i ndahej prej fytyrës, ai mundohej ta arrinte,donte të kundronte çdo gjë të saj, ecjen, nazet, flokët që i valëviteshin, fjalët që i buronin prej atij shpirti të pastër. Për një moment e ndali, donte t’i merrte vështrimin me vete;  atje në fund të rrugës do të ndaheshin, po ai nuk kishte mundur t’i thoshte asnjë fjalë nga ato që kishte menduar. Pafjalësia i dha krahë dhe i pëshpëriti:

-Po sikur të të puth këtu në mes të rrugës, në sy të njerëzve, çfarë do të bësh?- e pyeti. Ajo u ndriçua, e dinte se ai nuk do ta bënte kurrë një gjë të tillë.

– Asgjë, – i tha ftohtë. Po një flakërimë e kuqe mbushi fytyrën e saj dhe duart nuk dinte ku t’i çonte. Fundi i rrugës erdhi menjëherë, ajo ndiente dalldisjen e tij, pamundësinë për t’u shprehur dhe vetëm qeshte duke përsëritur thënien: “Kurrë mos u pendo për veprimin tënd, nëse është i mirë ruaje për kujtim, nëse është i keq mbaje për mësim”. Më në fund guxoi e foli: – Le të bëjmë një fotografi! – Po mua nuk më pëlqejnë fotot,- ia ktheu ajo. Ai iu afrua, mbajti aparatin para dhe e shkrepi para se ajo të mund të mbulonte fytyrën me duar. – Është vetëm një foto,- i kishte thënë duke u skuqur. Ajo  kishte buzëqeshur duke u munduar të tregohej e sjellshme. Ai e dinte se ajo po sforcohej shumë për t’u dukur një vajzë mendjehapur, kur fanatizmi që e karakterizonte i jepte shuplaka vazhdimisht. Pastaj ishte larguar me atë hapin e rëndë dhe flokët që e shoqëronin kudo. –Po e ktheu kokën, më do , -kishte menduar. Po ajo e njihte mirë dhe e dinte ç’do të mendonte ai po ta kthente kokën. Nuk e ktheu, po me vete pëshpëriste lojën e dashurisë: Më do, s më do. Koha do ta tregojë- ngushëlloi veten.

***

Kortezhi ecte. Ai bashkë me të. Dhimbja që ndiente në zemër mendonte se do t’ia shpërthente , nuk kishte burrë që mund ta mbante. Ndjeu një dëshirë të pakundërshtueshme për ta parë, nxorri me kujdes foton nga xhepi i xhaketës dhe e vështroi, dora që donte të mbulonte fytyrën kthehej drejt tij për ta përqafuar, donte të mbeste aty , në përqafimin e menduar të saj. Lotët i shkuan nga sytë, i fshiu shpejt , nuk donte të binte në sy për keq në atë funeral të paharrueshëm. Nxitoi hapat, donte të ishte në rreshtat e parë kur ta përshëndesnin të afërmit, ta shihte për herë të fundit, t’i jepte lamtumirën. U afrua, lulet që e mbulonin e kujtuan se ku ndodhej. Nxori aparatin dhe e shkrepi. Iu duk sikur zgjati dorën për të mbuluar fytyrën, ishte një vegim i bukur. Lëshoi një të qeshur të fortë dhe një hare e madhe ia ndriçoi shpirtin. Mendoi se do ta kujtonte gjithmonë ashtu…

***

Ishte takimi i tyre i parë. Teksa i afrohej i shkuan mornica në trup. E kishte mahnitur me atë fytyrë të rrezëlluar dhe sa e pa, kishte ndjerë dëshirën për ta pasur gjithnjë pranë një vajzë të tillë. Ishte krejt ndryshe nga sa e kishte imagjinuar, shumë herë i ishte shfaqur në ëndërr, në ato ëndrrat me dëshira të paarritshme që shohim shpesh kur dëshirojmë diçka që s’mund ta kemi. Po ajo tani qëndronte aty pranë tij, ulur në karrike në atë lokal anës rrugës që kishte filluar restaurimin. Gjithandej kishte skela dhe punëtorë që nxitonin. Në lëvizjen e tyre ai fshihte turpin që ndiente nga prania e një vajze që pelqente. Ndërsa ajo dukej se nuk e kishte fare mendjen te ai, ishte e shpenguar në të folur dhe dinte t’i kontrollonte mirë emocionet. Edhe atëherë iu lut për një fotografi. Për t’u treguar e sjellshme ajo i tha “ e lëmë për njëherë tjetër” po  ai e kuptoi si “kurrë”. Takimi kishte qenë i shkurtër, ajo nuk e kishte lënë shumë që ai të fliste, po në fund ia kishte dalë të ndaheshin si dy njerëz  të njohur të vjetër me përqafimin e lehtë dhe puthjen në faqe të cilën ajo nuk kishte mundur ta refuzonte…

***

Tashmë ishte hera e parë që ajo po qëndronte përballë pa folur, pa qeshur, pa u larguar. Ai u ndie keq, nuk donte ta mbante mend kështu fundin e kësaj historie. Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Mbi trupin e saj tani ngrihej një pirg me dhe të butë, madje ata të varrimit ishin kujdesur që të bënin beton për ta mbuluar arkivolin me pllaka , sikur ajo të mund të dilte. Lulet shumëngjyrëshe do të ishin kujtimi i fundit nga ajo. (Sa shumë i donte lulet. Ndriçohej e tëra kur i shihte dhe tregonte menjëherë emrin e saj dhe aromën që kishte. Fliste për to me shumë passion si për çdo gjë të bukur.)  Po ktheheshin mes pëshpërimave të njerëzve për qënien e tij aty…

***

Ai nuk e kishte fare mendjen, kishte marrë autobusin për të shkuar në punë se makina kishte një defekt. Aty pranë tij qëndronin si në një botë tjetër prindërit e saj. Shkëmbyen shikime të shpejta, u përshëndetën njerëzisht, kur atij i shpëtoi një pyetje: – Çfarë keni kështu? Vajza – tha babai fare natyrshëm, ka pësuar aksident, është rëndë, ka shumë thyerje, po më tepër ka nevojë për një transplant… ai nuk po u besonte veshëve. Nuk zbriti nga autobusi, po shkoi me ta. Ajo gjendej ende në reanimacion. Megjithëse e mbushur me tuba ishte po aq e bukur, sa herën e fundit që e kishte parë. Dergjej përtej xhamave, e pafjalë, e ngrirë, me sytë mbyllur. Nuk  lejoheshin vizitat. Në korridorin e gjatë sundonte heshtja. Kishte vetëm njerëz të pashpresë që kërkonin një fije të padukshme jete. Edhe ai po ashtu.

–Për transplant zemre,- shtoi babai. Për një çast u shkëput nga jeta, nuk ishte më aty, e kishte humbur kontaktin me realitetin. Prindërit u ishin lutur doktorëve t’u merrnin zemrën atyre, po kjo gjë nuk lejohej, nuk mund të shuanin një jetë për të ndezur një tjetër. Mbaheshin shpresat vetëm te ndonjë aksident i mundshëm. Gjithnjë trishtohej kur dëgjonte për ndonjë aksident, po këtë herë mendoi ndryshe. Pastaj ajo kishte dhe gjakun të veçantë(e si mund të ishte ndryshe!), prandaj ishte e vështirë përputhja me ndonjë të aksidentuar. Shkoi në kishë, kishte kohë pa shkuar. Vetëm u lut për jetën e saj ,nuk mund të lutej për gjë tjetër. Ishte absurde… jeta po parakalonte para syve të tij pa asnjë kuptim, pa asnjë rëndësi. Tashmë gjithçka dukej e kotë, shpresat ishin shuar me atë aksident që e kishte përfshirë. Bëri kryqin dhe doli. Shkoi në punë sa për t’u dukur, nuk mund të përqëndrohej. Intervista që do të zhvillonte, kërkonte përqëndrim. Po ku ta gjendte përqëndrimin ai? Mendja i fluturonte te ajo dhomë reanimacioni që mbante me tuba jetën e saj. Kaluan shumë ditë, të gjitha udhët e çonin atje. Iu kujtua një histori e vjetër antike për një burrë që kishte bërë një pakt me vdekjen që kishte ardhur për ta marrë: nëse ai do të gjente një njeri që mund të vdiste për të, ajo do ta pranonte ndërrimin. Vetëm gruaja kishte pranuar një gjë të tillë… ai u mendua gjatë ,- vetëm gratë mund të bëjnë flijime,- mendoi. Sa herë që dëgjonte për ndonjë aksident i lindtte një shpresë e re, merrte në telefon dhe pyeste për rezultatet. Një ditë papritur e telefonuan duke i thënë se gjithçka kishte mbaruar, jehona e e zërit i kumbonte ende në vesh. Atje në qiej ndodhej një ëngjëll tjetër…

***

Hipi në makinë, vendosi duart në timon, lëshoi një thirrje të gjatë dëshpërimi, po e mblodhi veten shpejt nga mizëria e njerëzve që ndodheshin në funeralin e saj. Zezoni i grave, trishtimi që kishte mbuluar sytë e të gjithëve, lutja e fshehtë që bënin: O zot mos m’i merr njerëzit e dashur, i ngeli në grykë dhe mezi e kapërdiu. Duhet të fshinte përgjithmonë një shpresë të mekët që kishte ushqyer ndaj kësaj vajze që ishte në rreshtin e ëngjëjve tani.

Nxorri nga xhepi fotografinë, dora që mundohej të mbulonte fytyrën u mbështet mbi supin e tij. Ngriu për një çast. Dukej rrezatuese, hyjnore. Ishte ulur në vendin e pasagjerit dhe me zërin e ëmbël dukej sikur e pyeste: a do ishe gati të ma jepje zemrën për të jetuar në vendin tënd?!

Tags: Natasha Xhelilitregim

JU SUGJEROJME

Lea Ypi fiton çmimin ‘mbretëror’ për Letërsi, në Britani
Letërsi

Lea Ypi fiton çmimin ‘mbretëror’ për Letërsi, në Britani

05/05/2022
Përkujtimi / Mitrush Kuteli, i burgosuri i diktaturës si “armik i popullit”
Dikur

04/05/2022
Dy njerëz nga i njëjti qytet: Myrtezai dhe Çika
Aktualitet

20/04/2022
Vera Bekteshi fiton Çmimin Kadare me romanin “Pusulla Letre”
Aktualitet

Vera Bekteshi fiton Çmimin Kadare me romanin “Pusulla Letre”

28/02/2022
Next Post
Ti je kudo rreth meje – Cikël poetik nga autorë të ndryshëm

Ti je kudo rreth meje - Cikël poetik nga autorë të ndryshëm

No Result
View All Result

Më Të Lexuarat

  • Vdes në moshën 88 vjeçare ish-kryetari i Vatrës, Dr. Gjon Buçaj
  • A është Putin një Hitler i ditëve të sotme?
  • Dërgohet me urgjencë drejt spitalit i riu në Tiranë, piu fotoksinë
  • Vetëvaret në banesë 42-vjeçari në Vlorë
  • Paralajmëron Karamuço: Më 25 maj përgatituni për akte të rënda në Tiranë

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Vera Përleka
Mob:+355 (0) 69 20 56 100
Email: [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In