Aktualitet

Fotoja e të riut të shtrirë në asfalt, shkrimtari: Edi Rama, im bir nuk është terrorist, lirojeni





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:54 - 17/05/20 |
mapo.al

Blendi Shahu, i biri i shkrimtarit Rexhep Shahu, ishte mes protestuesve tek Teatri Kombëtar ditën e sotme që u shoqëruan nga policia.


Me një shënim në facebook, ndërsa ka postuar foton e të birit të shtrirë në tokë nga dy efektivë policie, shkrimtari i drejtohet kryeministrit Edi Rama, ndërsa thotë se djali i tij nuk është terrorist, por student në Akademinë e Arteve.


Edi Rama! Im bir Blendi Shahu qe sheh ne foto nuk eshte terrorist. Lirojeni! Eshte student i Akademise se Arteve. Ata qe i bejne keq atij behen qyqe…”, shkruan në Facebook shkrimtari.



Fotoja e Blendi Shahut ka bërë xhiron e rrjeteve sociale dhe ka shkaktuar mjaft reagime te qytetarët për trajtimin çnjerëzor që i është bërë aktivistëve.

Teatri Kombëtar u shemb në orët e para të mëngjesit të sotëm, pas një vendimi të bashkisë, gjë që solli përplasje mes policisë e artistëve, aktivistëve dhe qytetarëve që qëndronin në mbrojtje të godinës.

LEXO EDHE: 

Fotot që tregojnë çfarë ndodhi sot në Tiranë



Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas