Aktualitet

Fotoja e Vuçiçit me Kosovën në flamurin serb, reagon Ditmir Bushati














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:02 - 19/03/21 |
mapo.al

Ish-ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka reaguar për foton e Presidentit serb, Aleksandar Vuçiç që kishte vendosur Kosovën në flamurin e Serbisë.






Bushati deklaron se nuk ka pse të ketë çudi për flamurin serb mbi hartën e Kosovës, pasi hapësira mediatike shqiptare ende strehon zëdhënësit që demonstronin me mburrje risitë e projektit të copëtimit të territorit.


Ish-ministri duket se me këtë mesazh kërkon të thumbojë ata që ishin pro copëtimit të Kosovës.







“Mos u çudisni me flamurin serb të vendosur nga Presidenti i Serbisë mbi hartën e Kosovës, përsa kohë hapësira jonë mediatike strehon zëdhënësit që demonstronin me mburrje ‘risitë’ e projektit të copëtimit të Kosovës!”, shkruan Bushati.



2




Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas