Aktualitet

Fotoja që ‘çmendi’ rrjetin – Pse shokët e skuadrës krijuan ‘gardh’ mbi Eriksen














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:46 - 13/06/21 |
mapo.al

Bota e sportit është tronditur dje pas një episodi të frikshëm që u regjistrua gjatë ndeshjes Danimarkë- Finlandë, ku sportisti danez Christian Eriksen, humbi ndjenjat në fushë, në fund të pjesës së parë.






Futbollisti danez Eriksen pësoi arrest kardiak në fushë. Mjekët i bënë masazh kardiak mesfushorit të Interit, ndërkohë që sikurse mund të shohim nga fotoja prekëse e mëposhtme kanë qenë shokët e tij të ekipit që e rrethuan me lot në sy duke krijuar një gardh.


Arsyeja e këtij veprimi ka qenë për të ruajtur privatësinë e tij në ato momente të vështira dhe për të mos u kapur nga kamerat.





11,000 tifozët e stadiumit të Kopenhagenit ranë në heshtje, ndërsa lojtari doli me barrelë, i shoqëruar nga shokët e tij të skuadrës, pas 10 minutash trajtimi mjekësor.

Lexo edhe :  Momenti prekës kur bashkëshortja e Eriksen e përlotur futet në fushë (FOTO)


Ndeshja Danimarkë- Finlandë fillimisht u pezullua, më pas UEFA vendosi të rifillojë rreth orës 20:30. Takimi u mbyll me fitoren e Finlandës.



LEXO EDHE:

Pësoi arrest kardiak, Eriksen: Jam mirë, shpresoj të kthehem shpejt

30


Etiketa: ,

Pas