Dyshja e njohur Mozzik dhe Loredana po mendojnë që të zgjerojnë familjen e tyre dhe këtë gjë na e ka treguar reperja herë pas here me postimet në Instagram.
Më herët, Lori ka ndarë me ndjekësit një foto të këpucëve të vogla të Hanës, krahas së cilave ka shkruar:
“Dua një bebush të dytë”.
Ishte ky postimi që nxiti aludimet se së shpejti mund të kemi lajme të bukura nga ajo dhe reperi Mozzik.
Para pak ditësh Lori i ka bërë të gjithë të dyshojnë me postimet e fundit në InstaStory, teksa ka publikuar emojin e një familjeje me dy fëmijë.
Madje, ajo ndau gjithashtu një foto të Mozzik me Hanën, duke shprehur vlerësimin e madh për partnerin si baba i vajzës së tyre.
“Kjo më bën kaq të lumtur! Babai më i mirë”- shkruan Lori.
Por, së fundmi një video i vendosi kapakun të gjitha dyshimeve! Teksa ngjyroste vezët e pashkëve me familjarët e saj, Lori ndau në InstaStory një video boomerang, të cilën e fshiu më pas.
Në video shihej qartë barku i saj më i rrumbullakosur se zakonisht, që bën të besojhet se Lori është vërtet shtatzënë dhe Hana mund të bëhet shumë shpejt me motër ose vëlla.