Këngëtari i njohur Dashnor Diko duket se është prekur nga fotoja e vogëlushit në Bulqizë që mban mbi shpinë një kovë me krom të mbedhur në Bulqizë, e postuar sot fillimisht në rrjetet sociale nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Përmes Facebook-ut, Diko thotë se kjo foto meriton të vendoset në një monitor në Parlament të paktën për 5 minuta që ta shohin deputetët.
“Vetëm 5 minuta kjo foto të vendoset në një monitor brenda në parlament ta shikonin të gjithë zotërinjtë sesa e vështirë është jeta e këtyre fëmijëve, në vend të librit e detyron jeta të mbajë kovën me krom..mjerim”,- shkruan i prekur këngëtari Diko.