Aktualitet

Fotoja që solli akuza, dhe denoncimi i fortë për Ballën





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:23 - 04/03/20 |
mapo.al

Një foto e publikuar sot në disa media, ku duket Presidenti Meta i pranishëm në një drekë festive në kompleksin e vëllezërve Hajri, një kompleks i konfiskuar tashmë nga OFL, ka sjellë sot shumë debate. Zëdhënësi i Taulant Ballës, ka postuar fotot, dhe ka akuzuar zëdhënësin e Presidentit Meta, Blushi, për gjuhën që ai përdor.



I menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i Blushit, i cili në fakt i përgjigjet Ballës, duke sjellë edhe një denoncim të fortë.


Blushi i thotë Ballës ta dërgojë foton në SPAK, dhe i kujton numrit dy të mazhorancës, bisedën që ka bërë tek një ministreshë e famshme, siç shkruan Blushi, ku sipas tij, Balla ndërhyn për një ekstradim nga Italia.


Postimi i zëdhënësit të Ballës

Postimi i zëdhënësit të Metës

Ciu Ciu Tao Tao!
Sa për foton, bie erë inceneratorësh kjo flluskë e mjerë!
Por mos humb më asnjë sekondë!
Çoje direkt drejt SPAK-ut ta sqarojnë ata, meqë u jep edhe direktiva publike!
Bashkë me të edhe bisedën e freskët tek zyra e një ministreshe të famshme për t’i ekstraduar të vëllanë nga Italia në Shqipëri! Publikoje më mirë vetë bisedën!
Bashkë me to tregoi SPAK-ut edhe shokët e motrës!
Bëj durim Tao se nuk do gjesh as ti vrimë ku të futesh!
DËGJOJE prapë SOVRANIN dhe bëj durim! Me qetësi dhe drejtësi!

 


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas