Nuk kanë munguar sot fotot, videot që dëshmojnë dhunën e ushtruar ndaj protestuesve, artistëve dhe aktivistëve të mbrojtjes së Teatrit. Televizionet kanë bërë një punë të lavdërueshme dhe në kushte mjaft të vështira.
Po ja ku vjen një moment, që tregon shumë, që flet, që ulëret më saktë, për brutalitetin e sotëm.
Një foto e realizuar për Reuters, nga Florian Goga, rrëfen më shumë se 1 mijë fjalë. Një i ri i shtrirë në tokë i rrethuar nga shumë unoforma blu, goditet në mënyrë të pamëshirshme me shkelm.
Fotoja tjetër është po aq dramatike sa e para. Një tjetër i ri është plasur në asflat dhe dy efektivë policie e prangosin, njëri prej të cilëve i ka vënë edhe këmbën në kokë.
Kjo lloj dhune represive, nuk ka ndodhur në Turqi, as në Rusi, as në lindje ku ka diktatura zyrtarisht të instaluara. Por ka ndodhur në mes të Shqipërisë që aspiron integrimin europian dhe fare pranë Ministrisë së Brendshme.