Aktualitet

Fotoja Rama-Kurti, VV: S’ishte përqafim vëllazëror por prej boksieri














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:11 - 11/06/21 |
mapo.al

Kreu i Vetëvendosjes në Shqipëri Boiken Abazi ka deklaruar se përqafimi që kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i bëri atij të Kosovës Albin Kurti në Tiranë, nuk ishte vëllazëror.






Abazi shprehet se ai ishte një shtrëngim boksieri për të marrë pak frymë e për t’u shplodhur, para grushtit të radhës. Sipas Abazit grushti erdhi në intervistën e dhënë nga Rama për mediat serbe.


“Përqafimi që Rama i bëri Kurtit nuk ishte i llojit vëllazëror. Ai ishte përqafim prej boksieri, edhe pse Kurti nuk kishte ardhur aspak për ndeshje me Ramën, por për koordinim kombëtar.







Rama i dha megjithatë një përqafim prej atyre që boksieri bën për të marrë pak frymë e për t’u shplodhur, para grushtit të radhës.




Dhe grushti erdhi menjëherë pas “përqafimit”, në intervistën për “Euronews Serbia”, ku Rama e goditi nismën e qeverisë Kurti për ta paditur Serbinë për gjenocid në Kosovë”, thotë ai.

Lexo edhe :  Situata në veri, Kurti fton në takim krerët e partive opozitare


LEXO EDHE:

Edi Rama përqafim vëllazëror me Albin Kurtin (FOTO)

1


Etiketa: , ,

Pas