Në Google Earth dhe Google Maps mund të shohësh vazhdimisht gjëra të çuditshme. Rasti më i fundit: Një britanik pretendon se ka zbuluar në brigjet e Skocisë një avion në ujë.
A mund të jetë e vërtetë? Robert Morton thotë se ka mbetur i befasuar kur ka parë diçka të tillë.
Sipas tij, avioni është në ujë rreth 1 kilometër larg aeroportit. Mirëpo në këtë zonë nuk ka pasur raportime për ndonjë aksident ajror.
Një zëdhënës i kompanisë Google ka shpjeguar ‘anomalinë’.
“Arsyeja se përse duket sikur avioni është nën ujë vjen nga fakti se çdo imazh satelitor që shihni në hartë në fakt është përmbledhje e disa imazheve”.
“Objektet që lëvizin me shpejtësi si avionët, shpesh shfaqen vetëm në një nga imazhet e shumta që ne përdorim për një zonë të caktuar. Kur kjo ndodh, mbetjet e zbehta të objektit që lëviz me shpejtësi, mund të shihen ndonjëherë”.
MIRMENGJES NE ATE DET ESHTE NJE FARSE DASHURIE DHE NJE MONEDHE PER TE PASUR HORIZONT PER TE PERSHKRU DETIN 2000 LEKA NEN DET PA MERAK ESHTE NJE KUJTES DASHURIE PA FUND NUK KA VDEK NJERI