Bota

Fotoja thyen rrjetin: Qeni nuk e braktis arkivolin e presidentit Bush





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:28 - 03/12/18 |
mapo.al

Kjo foto prekëse tregon se si qeni i shërbimit i presidentit të ndjerë, George HW Bush nuk e braktis arkivolin e presidentit të 41-të SHBA. Pamjet tregojnë se si qeni, i quajtur Sully, e ka përjetuar ndarjen me zotin Bush, teksa qëndron i ulur shumë pranë arkivolit.


Sully e ka marrë emrin sipas pilotit hero amerikan që uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në Nju Jork.


Jim McGrath, zëdhënësi i Bush, publikoi një imazh të Sully pranë arkivolit të Bush të dielën me përshkrimin: “Misioni përfundoi”.


Megjithatë misioni i qenit nuk ka mbaruar pasi ai do shoqërojë arkivolin në Uashington.


Sully, një qen shërbimi shumë i trajnuar, do të kthehet në shërbim për të ndihmuar veteranë të tjerë dhe do shkojë në Qendrën Kombëtare Ushtarake Walter Reed, lajmëroi ish-presidenti George W. Bush në një post Instagram.

<
>
qeni1 qeni2 qeni3 qeni4 qeni5


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas