Në fjalimin e tij të dytë drejtuar vendit, Presidenti Donald Trump parashtroi një axhendë, ku u përfshinë thirrjet për bashkëpunim dhe unitet mes dy partive kryesore politike në Shtetet e Bashkuara.
Por Presidenti u shpreh me kritika për ato që ai i cilësoi “hetime qesharake me ngjyra partiake” dhe i qëndroi fort kërkesës së tij për ndërtimin e një muri përgjatë kufirit jugor të vendit.
Në atë që njihet si ‘State of the Union’, ishte i ftuar edhe një vogëlush 11-vjeçar, i quajtur Joshua Trump.
Kjo për shkak se ai kishte probleme në shkollë për shkak të bulizmit. Joshua-n e tallnin për shkak të mbiemrit.
Por ai nuk e dinte se do bëhej dy herë lajm. Njëherë kur mori ftesën dhe pastaj kur e zuri gjumi duke dëgjuar presidentin Trump.
Disa e kanë vlerësuar si heroin e vërtetë të rezistencës anti-Trump.