Bota

FOTOLAJM/ Bejruti një ditë pas shpërthimit të fuqishëm








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:29 - 05/08/20 |
mapo.al

Banorët e Bejrutit u zgjuan në një skenë shokuese sot, një ditë pas shpërthimit të madh të 4 gushtit. Shpërthimi tronditi gjithë kryeqytetin libanez, duke vrarë të paktën 100 njerëz dhe duke plagosur mijëra të tjerë. Megjithatë pritet që numri të rritet.


Tymi vijon të jetë prezent në port, nëpër rrugë ka automjete të dëmtuara, ndërsa shumë ndërtesa janë të dëmtuara e të tjera pranë vendngjarjes të rrafshuara.


Në spitalet e tejmbushura të qytetit shumë njerëz presin lajme për të afërmit e tyre.


Ky ishte shpërthimi më i madh në Liban, i cili është në konflikt me Izraelin fqinj dhe ka qenë qendër sulmesh dhe bombardimesh. Por Izraeli mohoi të kishte lidhje me shpërthimin, madje ofroi ndihmë për Bejrutin në këtë moment tragjedie.


<
>
bejrut 3 bejrut 4 bejrut 5 BEJRUT 6 BEJRUT 7 bejrut 8 bejrut 9 bejrut 10 bejrut 2 bejrut 11 bejrut Lebanon Explosion


Etiketa: ,

Pas