fbpx

Kronika

Fotolajm: Digjet një makinë pranë portit të Durrësit





               Publikuar në : 11:26 - 26/07/18 |
mapo.al

Një automjet tip Ford Focus është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në hyrje të qytetit bregdetar të Durrësit, raporton TCH.


Mjeti ka qenë i parkuar pranë rreth-rrotullimit në kahun e hyrjes për në portin detar.

Pak kohë pas parkimit nga drejtuesi i tij, mjeti është përfshirë nga flakët në pjesën e përparme.



Ndërhyrja e zjarrfikëseve ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit, ndërsa po hetohet për zbardhjen e shkaqeve të tij.


Mjeti ka qenë me targa italiane dhe paraprakisht mësohet se është në pronësi të një emigranti shqiptar.


Etiketa: , , ,

Pas