Djali i të ndjerit Sokol Olldashi është fotografuar sot në protesten e opozitës, shkruan Fax News.
Burime nga PD bëjnë të ditur se Glauk Olldashi ka ardhur nga Anglia për t’iu bashkuar mijëra protestuesve për të kërkuar largimin e Edi Ramës.
Djali i ish-deputetit të PD-së pak kohë më parë në një intervistë për mediat u shpreh se kishte ambicie politike dhe se do përfshihej sapo të përfundonte arsimimin e tij duke ndjekur kësisoj hapat e të atit të ndjerë.
Sokol OIldashi vdiq në një aksident rrugor në 20 nëntor 2013.