Kryeministri Edi Rama nuk ka munguar ne homazhet për nderimet dhe lamtumirën e fundit për ish-ministrin e Mbrojtjes, Luan Hajdaraga, themelues i Partisë Socialiste.
Sipas Panoramës, nuk ka kaluar pa rënë në sy veshja që ai kishte zgjedhur për të qenë pjesë e kësaj ceremonie lamtumire.
Me xhaketë, këmishë të bardhë e të zbërthyer, pantallona stil çitjane dhe me ato për të cilat komentohet gjithandej sa herë prezantohet në evente të rëndësishme jashtë vendit, atletet e bardha.