Kronika

FOTOLAJM: Varre dhe blindim, ja pamja që të ofron Shkodra














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:41 - 31/03/19 |
mapo.al

Shkodra po përjeton ditë të zeza. Mjafton kjo foto për të kuptuar se çfarë po ndodh realisht në kryeqendrën e veriut. Atje u përcollën për në banesën e fundit, pasditen e së dielës, dy vëllezërit Bilali që u ekzekutuan një ditë më parë. Shkodra ishte e blinduar nga forcat e policisë për varrimin e dy vëllezërve, pasi në ceremoninë mortore mori pjesë edhe Asmer Bilali, djali dhe nipi i viktimave, i cili është në paraburgim si një nga anëtarët e grupit “Bajri”.






Gjyshi i tij, Fahri Vejuka u shpreh për mediet se shteti duhet të gjejë autorët. Pothuajse është shuar një familje – thotë ai, – dhe institucionet duhet të bëjnë detyrën e tyre.


“Shpresojmë që shteti të gjejë autorët e vrasjes, sepse është një ngjarje shumë e rëndë që ka ndodhur. Pothuajse është shuar një familje, pas kësaj ngjarjeje dhe institucionet do të bëjnë detyrën e tyre për çfarë ka ndodhur”, thotë Fahri Vejuka.










Vrasja e dy vëllezërve Bilali e ka rënduar akoma më shumë bilancin e vrasjeve mafioze në qytetin verior dhe që kanë mbetur të pazbardhura nga autoritete ligjzbatuese.



Saga e këtyre ekzekutimeve do të fillonte në qershor të vitit të kaluara kur u ekzekutua Mehdi Kavaja, pronar i një servisi.

Në korrik të 2018 ekzekutohen në makinë, ish oficeri i policisë Boran Bërçana dhe bashkëjetuesja e tij, në një kohë kur në makinë ishte edhe fëmija i tyre vetëm 2 vjeç.

Një muaj më vonë në gusht të po atij viti në një tjetër atentat do të ekzekutohej Fatbardh Lici në lagjen Kiras, teksa ishte në një kafene të zonës.

Në të njëjtin muaj, u zhduken pa lënë gjurmë daja dhe nipi, Agron Mollaj dhe Gezim Hysaj dhe për fatin e tyre nuk dihet asgjë.

Ekzekutimet do të vazhdonin në majin shtator të 2018-ës me ekzekutimin e Arjan Ferracakut në pronën e Bilalëve, teksa kalëronte në pistën e hipizmit.

Dy muaj më pas, do të ekzekutohej edhe kushëriri i Ajranit, Fatos Ferracaku,  në lagjen Rus,  ndërsa në 20 mars të këtij viti, u ekzekutua Nard Polia i njohur edhe si Nardi i Bujtinave. Për këtë vrasje policia ka deklaruar se ka arrestuar tre bashkëpunëtorë, por ende autorin e vrasjes.

1


Etiketa: , , , , , ,

Pas