Aktualitet

Fotot e fundit para shkatërrimit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:33 - 06/10/20 |
mapo.al

Tirana po rrezikon të mbetet pa identitet me shembjen e vilave të fundit të vjetra që ishin dikur simboli i ngritjes së kryeqytetit.


Bashkia ka dhënë leje ndërtimi për pallate duke u hapur rrugën shembjes së vilave më të bukura rrugëve të qytetit, për të cilat nuk pati asnjë projekt ruajtje si pjesë e trashëgimisë kulturore dhe pse nga të gjitha pikpamjet ato përbënin objekte të kësaj trashëgimie.


Vila e fundit e shembur këto ditë është vila Pustina e ndërtuar që në vitin 1927 nga Edip Pustina, një zyrtar i pallatit mbretëror gjatë monarkisë së mbretit Zog I. Vila dy katëshe kishte një stil arkitektonik të përzierë, midis tipareve vendase dhe elementëve neo-klasikë të banesës ballkanase-europiane të fillimit të shekullit XX.



Një aktiviste e trashëgimisë kulturore ka arritur të realizojë disa foto pranë kësaj vile pak ditë para se fadromat ta sheshonin duke e lënë thjesht në kujtesë.


“Foto disa ditë para shkatërrimit të Vilës Pustina. Vilë e vjetër që prej 1925, me një arkitekturë të veçantë, e me plot detaje që i japin një rëndësi arkitekturore dhe historike akoma më të madhe kësaj ndërtese. Por atë e shkatërruan, siç po shkatërrojnë çdo ndërtesë të vjetër të këtij qyteti për ta zëvëndësuar më një kullë tjetër. A thua Tirana si qytet lindi sot, a thua në këtë vend s’ka histori!?Pikërisht këto masakra të trashëgimisë tonë po ngulmojnë fortë ti bëjnë në 100-vjetorin e çlirimit të Tiranës”– shkruan Natasha Paja duke publikuar këto foto.


Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore prej kohësh po ngre zërin për zhdukjen e këtyre vilave të vjetra.

“Në Tiranë po ndodh aktualisht një masakër me dimensione të paprecedentta ndaj trashëgimisë arkitekturore. Situata është për “emergjencë kulturore”, por qytetarët nuk arrijnë ta përkthejnë zemërimin e tyre në aksion për ndëshkimin e drejtuesve lokale. Trysnia politike, sidomos në prag zgjedhjesh, mbyt me demagogji situatën pa shprese në të cilën monumentet e kultures në Tiranë kanë përfunduar”– deklaron ky forum në faqen e tyre në facebook.

Po shkatërrimi në funksion të ndërtimit të pallateve shumëkatëshe, që shihen si të leverdisshme nga ana financiare për pronarët trashëgimtarë të këtyre vilave dhe ndërtuesve, vijon me shpejtësi. Shteti është i pandjeshëm dhe i hap rrugën këtij rrënimi.

<
>
120805405_1542714249222979_5165451768635833122_n 120818808_1542714342556303_5984023187567209752_n 120821023_1542714395889631_634953194757564887_n 120831575_1542714202556317_1672039342340908653_n 120946732_1542714515889619_4377176256265234552_n

Mapo.al


Etiketa: ,

Pas