Ndërkohë që distancimi social vazhdon në gjithë botën, në mënyrë që të shmanget përhapja e koronavirusit, njerëzit kanë hequr dorë nga shumë gjëra që më parë ishin normale. Duket se distancimi social do të vazhdojë edhe për shumë kohë, kështu që njerëzit duhet të përshtaten me jetën e re dhe do t’u duhet të gjejnë mënyra të tjera për të bërë gjërat që bënin më parë, por pak më ndryshe.
Për sa u përket selfie-ve, ka menduar Apple! Apple ka marrë patentën për një software që do të lejojë bërjen e fotove në grup, por duke ruajtur disatncimin social. Duket e pamundur, por nuk është!
Ky software do t’i mundësojë një përdoruesi të ftojë pjesëmarrës të tjerë në një selfie në grup, që do të mund të bashkojë në një foto të vetme, disa njerëz që ndodhen në vende të ndryshme.
Sfondi i pjesëmarrësve do të hiqet dhe do të mbetet vetëm sfondi i përdoruesit.
Në fakt, edhe pse rezultoi të konkretizohej fiks në kohën e pandemisë, Apple ka firmosur për këtë patentë që në 2018-ën dhe mundi ta marrë më 2 qershor të këtij viti.
S’keni pse hiqni dorë nga krijimi i kujtimeve teksa jeni duke u distancuar nga miqtë. Tani selfiet në distancë do të kthehen në modë.