Këto foto të pabesueshme tregojnë momentet kur një turiste ruse lind fëmijën në ujin e Detit të Kuq në Egjipt.
Të pranishmit mbetën të befasur.
Ata kanë fiksuar momentin kur babai dhe partneri i turistes ruse dalin nga uji me beben në duar.
Disa thonë se kjo tregon se sa lehtë lind fëmija në ujë.
Të tjerë kanë dyshime, duke thënë se barku i gruas duket shumë i sheshtë pas lindjes.
Ka prej atyre që thonë se duket që kjo ka qenë e planifikuar dhe nuk u duket normale të përdoret deti për të lindur fëmijën.
Lindja në ujë po praktikohet gjithmonë e më shumë nga femrat.
Fotot janë bërë në resortin Dahab në Sharm el-Sheikh.