Bota

Video live: Katedralja ‘Notre Dame’ përfshihet nga flakët






               Publikuar në : 19:30 - 15/04/19 |
mapo.al

Katedralja e njohur ‘Notre Dame’ në Paris është përfshirë nga zjarri.


Shkaku nuk është bërë akoma i ditur. Zyrtarët dyshojnë se ngjarja ka lidhje me punimet për rinovimin e katedrales.

Pamjet e postuara në rrjetet sociale tregojnë flakët dhe tymin mbi godinën 850-vjeçare.

Vitin e shkuar, Kisha Katolike në Francë kërkoi me ngulm që të jepen fonde për katedralen, pasi ajo kishte nisur të shembej.

Referuar mediave vendase, deri në këto momente nuk janë regjistruar persona të lënduar apo viktima, ndërsa zjarrfikëset po punojnë për shuarjen e flakëve.


Etiketa: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas