Ky koleksion fotografik i kryer një vit para zhdukjes së familjes së fundit perandorake ruse, Romanovëve.
Fotot janë shkreput gjatë një ditë normale pushimi të familjes Romanov, dinastisë 300-vjeçarë që pati një fund tragjik.
Në më pak se një vit revolucioni rus pushtoi gjithë vendin, Cari Nikolai II abdikoi nga froni dhe familja e tij u internua , përpara se të vritej me urdhër të Leninit.
Në njërën prej fotove është Cari Nikolai II i cili pozon krenar para kameras së bashku me vajzat e tij Anastasia, Maria, Olga dhe Tatiana.
Shumë prej këtyre fotove që janë shkrepur midis vitit 1915 dhe 1916 janë shkrepur nga vetë Cari Nikolai II, dhe disa të tjera nga anëtarë të tjerë të familjes.
Cari ishte një i apasionuar pas fotografive dhe pas shkrepjes kishte krijuar albume të shumta me fotot e familjes së tij.
Në 1917 si pasojë e një krize totale disa njerëz të nxitur nga uria nisën të grabisnin dyqanet dhe atëherë Partia Sovetike kërkoi abdikimin nga froni të Carit Nikolai II.
Ai abdikoi në 2 mars 1917 dhe familja e tij u transferua në Tobolsk ku fillimisht jetuan në një ambient shumë komfort dhe me kushte të mira.
Por pas revolucionit bolshevik ata u burgosën deri në natën e 16 qershorit 1918 kur gjithë familja perandorake u ekzekutua.
Ka shumë gojëdhëna që vajza e Carit, Anastasia i shpëtoi skuadrës së ekzekutimit dhe jetoi në sekret gjatë gjithë kohës, madje janë bërë dhe filma për këtë, por nuk dihet sa larg është e vërteta nga miti.